Real Madrid i vendosur të mos lë Camavingan të lëvizë drejt Arsenalit
Sport

Real Madrid i vendosur të mos lë Camavingan të lëvizë drejt Arsenalit

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenali është në kërkim të një mesfushori dhe ia ka vënë syrin francezit të Real Madridit, Eduardo Camavinga, mirëpo, sipas gazetarit të njohur italian dhe të mirëinformuar, Fabrizio Romano, një gjë e tillë është e pamundshme të ndodhë tash për tash.

Francezi iu bashkua "mbretërve" spanjollë vitin e kaluar nga Rennes. 

“Ajo që më është thënë në këtë moment të afatit kalimtar është se Real Madridi nuk ka absolutisht asnjë shans dhe asnjë synim për të lënë Camavingan të largohet në huazim”, ka thënë ai. "Për momentin, Real Madrid dëshiron të vazhdojë me të njëjtën skuadër të paktën deri në fund të sezonit. Ata besojnë te Camavinga. Ata kanë paguar para të mëdha për të. Ata janë të bindur se Camavinga është një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen. Real Madrid nuk po bën asnjë lloj negociatash për ta lënë Camavingan të largohet. Le të shohim nëse kjo do të ndryshojë në ditët e ardhshme". 


MË SHUME NGA Sport