15:27 / 21.01.2023
Liverpooli - Chelsea, s`ka prekje të rrjetave në "Anfield"
Uran Krasniqi/RTKLive
Liverpooli dhe Chelsea kanë luajtur baraz në kuadër të javës së 21-të në Premier League. Ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Havertz ka dërguar topin në rrjetë qysh në minutën e tretë, por goli është anuluar për arsye të pozicionit jashtë loje.
Chelsea vazhdoi të kontrollonte ritmin gjatë gjithë pjesës së parë dhe Liverpool shijoi periudha të dominimi në pjesën e dytë, por vetëm aq. Gola nuk kishte.
Në këtë ndeshje në minutën e 55-të e bëri debutimin te Chelsea ukrainasi i posatransferuar, Mykhailo Mudryk.
Në renditjen tabelare që kryesohet nga Arsenal, Chelsea gjendet në vendin e dhjetë e Liverpool në vendin e tetë.