Nikolla: Kongresi i Lushnjës themeloi parlamentarizmin shqiptar
Shqipëri

Nikolla: Kongresi i Lushnjës themeloi parlamentarizmin shqiptar

atsh

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndau sot një mesazh me rastin e 103-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

“103 vjet më parë, më 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjës, i cili themeloi parlamentarizmin shqiptar. Dy janë ngjarjet madhore në historinë e kombeve: pavarësia dhe shtetformimi”, u shpreh Nikolla.

Ajo tha se, “”Pavarësia e Shqipërisë, është kurorëzimi i luftrave, përpjekjeve dhe diplomacisë së patriotëve shqiptarë. Konsolidimi i shtetit është një proces i gjatë, i cili vetëm nisi me Kongresin e Lushnjës”.

“Shqipëria e pavarur e ka një At Themelues: Ismail Qemalin. Ndërkohë, parlamentarizmi e shtetformimi janë vepër e brezave të patriotëve e shtetarëve prej më shumë se një shekulli”, u shpreh Nikolla.

“Mirënjohja për parlamentarët e parë të zgjedhur prej Kongresit të Lushnjës dhe parlamentarët ndër vite që kanë kontribuar në fuqizimin e shtetit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të na inspirojë për të qenë të bashkuar përballë sfidave kombëtare”, shkruan Nikolla.


MË SHUME NGA Shqipëri