Shtohen përmbytjet në Shkodër, 1220 hektarë tokë nën ujë
Shqipëri

Shtohen përmbytjet në Shkodër, 1220 hektarë tokë nën ujë

RTSH

Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë kritike, ku 100 hektarë tokë më shumë se një ditë më parë është përmbytur si pasojë e reshjeve.

Gjithashtu niveli i lumit Drin dhe i liqenit të Shkodrës shënon kuata kritike shumë pranë maksimales duke u rritur nga një ditë më parë.

1220 hektarë tokë është e përmbytur në Shkodër, ku më problematike është zona e Obotit, ku uji arrin në 65 centimetër.

Në Obot kalohet vetëm me mjete të ushtrisë, ndërsa në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit uji në rrugë arrin në 30 cm ku rruga është e pakalueshme nga mjetet e vogla.  


MË SHUME NGA Shqipëri