Begaj: Sulmi kibernetik solli probleme në infrastrukturë
rtsh.al
Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Pak më parë në ambientet e Presidencës ka mbërritur Kryeministri Edi Rama. Në mbledhje do të marrin pjesë ministrat e qeverisë, ndërsa nga opozita është thirrur si përfaqësues zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Ferdinant Xhaferraj.
Presidenti Begaj ka deklaruar se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik dhe agresioni rus në Ukrainë janë disa nga temat në të cilat është ndalur kreu i shtetit. Begaj u shpreh se sulmi kibernetik që goditi vendin tonë disa muaj më parë, duke paralizuar sistemet publike, shkaktoi mjaft probleme në infrastrukturën dixhitale. Duke u ndalur te agresioni rus në Ukrainë, Begaj theksoi ka ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike.
“Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Duhet angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, tha Begaj.