Projektligji për sigurim shëndetësor për PK e FSK, bashkon pozitë e opozitë
Foto: RTKlive
Lajme

Projektligji për sigurim shëndetësor për PK e FSK, bashkon pozitë e opozitë

J.Musliu/RTKlive

Pozitë e opozitë u pajtuan sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione, për të kërkuar inicimin e një nisme ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Ishte deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli, ai i cili e propozoi nismën për sigurime të tilla shëndetësore, sipas të cilit, institucionet e sigurisë kanë nevojë.

Nisma u përkrah edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili e konsideroi shumë të rëndësishme sigurimin shëndetësor për pjesëtarët e këtyre dy institucioneve të sigurisë në vend.

Ndërkohë,  anëtarët e këtij Komisioni, propozuan  t’i bëhet  një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vende të tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet e shiut.

Deputeti Enver Dugolli propozoj që t'i bëhet një vizitë kufirit në Jarinjë.

Ky komision me te gjitha votat për dhe asnjë kundër miratoi Raportet me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 73 për Sigurinë Kibernetike si dhe Raportin me Rekomandime për  Projektligjin Nr. 08/L-l 66 për Tubimet Publike të cilat shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme