16 gjyqtarë kosovarë pajisen me stemën e FIFA-s
Sport

16 gjyqtarë kosovarë pajisen me stemën e FIFA-s

B. H. / RTKlive

16 gjyqtarë të futbollit janë pajisur me stemën e FIFA-s për këtë vit. Ka qenë presidenti i FFK-së Agim Ademi , i cili së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë pritur 16 gjyqtarët, të cilët janë licencuar për garat ndërkombëtare dhe ua kanë dorëzuar stemat e FIFA-s.

“Vit pas viti numri i gjyqtarëve kosovarë me stemë të FIFA-s është rritur, derisa për herë të parë Kosova është bërë edhe me treshe të gjyqtareve, pasi tashmë krahas Lumturije Muhadrit janë licencuar edhe Rita Vehapi, si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori si asistente. Presidenti Ademi përgëzoi të rikonfirmuarit me stemë të FIFA-s, derisa gjyqtarëve që u pajisen për herë të parë me këtë stemë iu shprehu urimet më të mira, me shpresë se do të kenë rrugëtim të suksesshëm në garat evropiane”, thuhet në njoftimin e shtëpisës ë futbollit kosovar.

 

Tutje theksohet se numri një i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, derisa kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim drejt progresit të mëtejshëm.


Ai u shpreh i lumtur që tashmë Kosova është bërë edhe me treshen e gjyqtareve për futbollin e vajzave/grave, gjë e cila siç theksoi ai, dëshmon punën e mirë që viteve të fundit është për edhe në këtë segment.

 

Ndërkaq, në emër të kolegëve të tij, Genc Nuza e falënderoi kreun e FFK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sektorit të gjyqtarëve, veçmas për instalimin e sistemit VAR në futbollin vendor dhe për mundësitë e ofruara për të qenë në hap me kohën dhe zhvillimet në futbollin evropian.

 

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:

Gjyqtarë kryesorë

1.Genc Nuza

2.Visar Kastrati

3.Mervan Bejtullahu

4.Rita Vehapi

 

Asistentë

1.Fatlum Berisha

2.Bujar Selimaj

3.Lumturije Muhadri

4.Fatmir Sekiraqa

5.Edmond Zeqiri

6.Besnik Morina

7.Granit Hyseni

8.Arbnor Bullatovci

9.Fitore Govori

 

Gjyqtarët e futsallit

1.Besar Beqiri

2.Besart Ismajli

3.Florentina Kallaba


MË SHUME NGA Sport