Fernando Santos prezantohet si trajner i ri i Polonisë
Sport

Fernando Santos prezantohet si trajner i ri i Polonisë

B. H. / RTKlive

Ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos është emëruar trajneri i ri i kombëtares polake të futbollit.

“Nga sot jam polak. Unë jam njëri prej jush, jam i nderuar të vazhdoj punën time si trajner këtu”, tha Santos.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cesari Kuleza, ka bërë një lapsus të madh, pasi ka gabuar emrin e trajnerit të ri gjatë prezantimit.

“Zgjedhja ishte e vështirë, por ne zgjodhëm opsionin më të mirë. Objektivi ynë i parë është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Nuk donim një trajner që do të mësonte nga kombëtarja jonë. Përvoja, karizma dhe puna ishin vendimtare. Por mbi të gjitha, ne sollëm njeriun që ka rezultate pas tij. Ky është Felipe Santos”, tha Kuleza, duke e gabuar emrin e trajnerit portguez.

Fernando Santos ishte në krye të Portugalisë nga viti 2014, derisa pas përfundimit të Botërorit “Katari 2022” dha dorëheqje, pasi skuadra e tij pësoi humbje shokuese ndaj Marokut në çerekfinale.


MË SHUME NGA Sport