LeBron James shkëlqen sërish, por LA Lakers humb derbin e qytetit
Sport

LeBron James shkëlqen sërish, por LA Lakers humb derbin e qytetit

B. H. / RTKlive

Basketbollistët e LA Clippers festuan në derbin e qytetit ndaj LA Lakers me shifrat 133:115. 

LeBron James edhe në këtë takim shkëlqeu, por 46 pikët e tij nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Lakers.

Për LA Clippers, Paul George shënoi 27 pikë me nëntë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Kawhi Leonard shënoi 25 pikë me nëntë kërcime dhe tre asistime. Norman Powell shtoi 22, Terrence Mann 17 dhe Reggie Jackson 19 pikë.

Basketbollistet e Dallasit u mposhtën në Teksas nga Uashingtoni me rezultat 127:126. Luka Donçiçit nuk ia vlejti fakti që sërish ishte më i miri në parket.

Basketbollisti slloven në 38 minuta lojë shënoi 41 pikë me 15 kërcime dhe gjashtë asistime. Gjithsesi ai është penduar për rastin kur kishin mbetur 1.2 sekonda lojë dhe pasimi i tij i dobët humbi mundësinë për të bërë gjuajtjen e fundit në koshin e kundërshtarit.

Për Mavericks, Dwight Powell shtoi 22 pikë dhe Spencer Dinwiddie 20 pikë, ndërsa Josh Green shënoi 16 pikë.

Ndërkaq, për ekipin e Uashington Wizards, Kyle Kuzma shënoi 30 pikë, Bradley Beal shtoi 22 dhe Danny Avdia 15 pikë.

Rezultatet
Indiana - Chicago 116:110
Miami - Boston 98:95
Nju Jork - Cleveland 105:103
New Orleans - Denver 98:99
Dallas - Washington 126:127
Phoenix - Charlotte 128:97
LA Lakers Clippers 115:133

 


MË SHUME NGA Sport