Kurti numëron punët e Qeverisë për komuna dhe zhvillim rajonal
Lajme

Kurti numëron punët e Qeverisë për komuna dhe zhvillim rajonal

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë vitit 2022, Qeveria e Kosovës ka vazhduar me grane dhe ndihma për zhvillimin rajonal.

Kurti, në një postim në Facebook, ka numëruar disa nga punët e realizuara të kësaj qeveria, për zhvillimin e komunave.

Ndër këto të arritura, ai përmend Grantin e performancës komunale në vlerë 8 milionë euro, ndarjen e 1.5 milion euro për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”, si dhe zbatimin e Projektit “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë, Programit për Zhvillim Rajonal: 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro.

“Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar në vlerë 3 milionë euro. Përfituan 335 biznese dhe gjeneruam 770 vende të reja pune;  Programin për bashkëpunim me OShC, në vlerë prej 107 mijë euro. Nga 38 projekte, përfituan 200 të rinj dhe gra; Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë, si të arritura përmend edhe inicimin për zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal, mbështetetjen e komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro, si dhe forcimin e të drejtave të komuniteteve nëpër komuna.

“ Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, shkruan Kurti.


MË SHUME NGA Lajme