10:32 / 25.01.2023
Rayo Vallecano dëshiron të transferojë Enis Bardhin
B. H. / RTKlive
Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardhi është afër largimit nga Trabzonspori, teksa numri i klubeve të interesuara për transferimin e tij është në rritje.
Pas skuadrës italiane Torino dhe asaj franceze Nice, interesimi i klubeve të La Ligës është në rritje.
Rayo Vallecano është skuadra e radhës që ka shfaqur dëshirën për të blerë Enis Bardhin dhe për ta rikthyer në La Liga.
Në fakt, ai verën e kaluar u transferua në Turqi nga Levante, e cila ra nga elita spanjolle. Por pas vetëm gjashtë muajsh, Trabzonspor mendon se Bardhi është ngarkesë e madhe për buxhetin e klubit dhe po kërkon një opsion për ta shitur atë.