Dëme të mëdha nga vërshimet në Aqarevë dhe Klladernicë të Skenderajt|Video
Besart Galica|RTK
Vërshimet e ditëve të fundit shumë familjeve në Kosovë u kanë shkaktuar telashe të mëdha. Dëme të mëdha ka pasur edhe në fshatrat Aqarevë dhe Klladernicë të Skenderajt.
Krejt çka mbeti nga vërshimet janë dëmet. Ura lidhëse e fshatit Açarevë ishte dëmtuar. Dhe jo vetëm ura lidhëse e fshatit Açarevë, ku ësht intervenuar vetëm, sa për ta bërë të kalueshme në mënyrë që nxënësit të shkojnë në shkollë por përveç kësaj janë të dëmtuara edhe 2 ura të tjera në këtë zonë.
Stuhive të luftës u kishte qëndruar kulla e dëshmorit Ismet Rrahmani. I qëndroi edhe kësaj të vërshimeve nga lumi “Klina”, megjithatë këto vërshime shkaktuan dëme të mëdha.
Edhe fshati Klladernicë i Skenderajt u prek nga vërshimet. Dëme iu shkaktuan si në infrastrukturë po ashtu edhe në ushqimin e bagëtive dhe dëme të tjera materiale .
Ndërsa kryetari i Skenderajt, apelon te Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të intervenojë pasi thotë se gjendja është e rëndë.
Dëmet e shkaktuara nga këto vërshime po konsiderohen nga komuna dhe të dëmtuarit në vlera milionëshe.