Osmani, Rama e Ademi pjesëmarrës në lansimin e projektit te Prishtina
Sport

Osmani, Rama e Ademi pjesëmarrës në lansimin e projektit te Prishtina

Uran Krasniqi / RTKLive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, kanë marrë pjesë në lansimin e projektit të Klubit të futbollit të vajzave `Prishtina` - Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve. 

Për aktivitetin ka njoftuar Ademi. 

"Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave 'Prishtina' - Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation. Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat", ka shkruar Ademi.


MË SHUME NGA Sport