21:09 / 25.01.2023
Prishtina mposhtet nga TalTech
Uran Krasniqi/RTKLive
Sonte nuk ka qenë nata e Prishtinës në Talin të Estonisë. Klubi kosovar ka pësuar humbje nga TalTech.
Në ndeshjen e fundit në grupe për prishtinasit re zultati përfundimtar ka qenë 73:91 (18:19, 16:27, 17:25, 22:20).
Derrick Wilson ishte më i miri te prishtinasit me 24 pikë të shënuara.
Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë dhe të tretë, ku TalTech u shkëput në rezultat dhe realizoi fitoren e parë në këtë edicion.
Nëse Prishtina do të fitonte do të kualifikohej në fazën e PLAYOFF-it të Europian North Basketball League.