Deputeti ukrainas në Asamblenë e KiE-së: Të njihet pavarësia e Kosovës
Foto: Twitter
Lajme

Deputeti ukrainas në Asamblenë e KiE-së: Të njihet pavarësia e Kosovës

M.Shefkiu/RTKlive

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka kërkuar sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që të njihet pavarësia e Kosovës dhe se Kosova të bëhet anëtare e këtij Këshilli. E nga Serbia, deputeti ukrainas në fjalimin e tij, ka kërkuar që të heq dorë nga ëndrra për Kosovën.

“Është e nevojshme të njihet pavarësia e Kosovës. Është e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, dhe në të ardhmen - anëtare e Bashkimit Evropian”, ka kërkuar Goncharekno, i cili këtë fjali e ka postuar edhe në rrjetin social Twitter.

“Serbia duhet të harrojë të gjitha këto dhimbje fantazmë rreth Kosovës dhe të ecë përpara. Evropa duhet të jetë e bashkuar, duke mos lejuar asnjë tirani të na ndajë”, ka shkruar po ashtu ligjvënësi Goncharenko.

Kujtomë se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë folur edhe dy deputetë nga Kuvendi i Kosovës, nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe deputeti i opozitës nga AAK, Besnik Tahiri. Të dy ligjvënësit kanë akuzuar Serbinë se po mundohet ta destabilizojë veriun e Kosovës nëpërmjet grupeve kriminale në veri, përfshirë edhe mercenarët rus nga grupi Vagner.


MË SHUME NGA Lajme