Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portland Jazz
BKT
Sport

Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portland Jazz

B. H. / RTKlive

Damian Lillard ishte në qendër të vëmendjes natën e kaluar në NBA. Njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e Portlandit shënoi 60 pikë në fitoren 134:124 ndaj Utah Jazz. Dy skuadrat kryesore në Konferencën Perëndimore, Denver Nuggets dhe Memphis Grizzlies pësuan humbje.

Lillard pati një natë fenomenale gjuajtjesh, 21/29 nga fusha, 15/9 në trepikëshe dhe 9/10 nga vija e gjuajtjeve të lira. Ai arriti të shtojë shtatë kërcime dhe tetë asistime në statistikat e tij. Golden State me pikët e Jordan Poole në sekondën e fundit festoi në duel me Memphisin 122:120.

Kampionët aktualë u rikthyen në ndeshje në pesë minutat e fundit me një seri 14:4. Në 90 sekondat e mbetura, ata ishin pa Steph Curry. Pikërisht ky i fundit ishte më efikasi te Warriors me 34 pikë, derisa Ja Morant u dallua te Memphis me 29 pikë.

Milwaukee Bucks e fitoi derbin ndaj Denver Nuggets, me shifrat 107:99. Vetëm 24 orë pas fitores në New Orleans, Nuggets vizituan Wisconsin, 1600 kilometra larg. Kjo ishte arsyeja që trajneri Mike Malone vendosi të pushojë lojtarët e tij më të mirë, kështu që Jokic, Jamal Murray, Kentavious Caldwell-Pope dhe Michael Porter Jr. e ndoqën ndeshjen nga tribuna. E kjo pashmangshëm ndikoi në lojën e Nuggets, të cilët nuk arritën t’i shmangen humbjes.

Giannis Antetokounmpo udhëhoqi Milwaukee në fitoren e 31-të të sezonit me 33 pikë dhe 14 kërcime, derisa Jrue Holiday shtoi 20 pikë e Pete Connaughton 19 pikë. Te Nuggets më efikasi ishte Aaron Gordon me 26 pikë.

Rezultatet
Orlando - Indiana 126:120
Filadelfia - Brooklyn 137:133
Hjuston - Uashington 103:108
Milwaukee - Denver 107:99
New Orleans - Minesota 102:111
Oklahoma - Atlanta 132:137
LA Lakers – San Antonio 113:104