Vazhdon edhe për 10 ditë konkursi për policët në veri
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Vazhdon edhe për 10 ditë konkursi për policët në veri

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka  bërë të ditur të enjten se e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për paraqitjen e aplikacioneve për ata që i plotësojnë kriteret për t’iu bashkuar këtij institucioni.

Policia thekson se afati për paraqitjen e aplikacioneve do të vazhdohet për 10 ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

“Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri”, thuhet në njoftim.

Ky konkurs ishte hapur pas dorëheqjeve të policëve në veri dhe u dedikohet komuniteteve atje.


MË SHUME NGA Lajme