19:59 / 26.01.2023
Leon Dajaku huazohet te St.Gallen
Uran Krasniqi/RTKLive
Leon Dajaku është futbollist i klubit zviceran, St.Gallen. Klubi nga Zvicra ka njoftuar për huazimin e tij nga klubi anglez, Sunderland.
"Leon Dajaku është huazuar nga AFC Sunderland deri në fund të sezonit 2022/23. Ai do të marrë fanellën me numrin 77. Dy klubet kanë rënë dakord që të mos bëjnë të ditur modalitetet e transferimit", ka njoftuar St.Gallen.
Njëzet e një vjeçari me origjinë nga Kosova e ka nisur karrierën në ekipin e të rinjve të VfB Stuttgart. Në verën e vitit 2019, ai kaloi në ekipin e dytë në FC Bayern Munich. Ai fillimisht ishte huazuar te Union Berlin e pastaj edhe te Sunderland.























