Presidenti i Lyonit thotë se Gusto s`shkon te Chelsea
BKT
Sport

Presidenti i Lyonit thotë se Gusto s`shkon te Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Malo Gusto do të mbetet në Lyon pavarësisht interesimit nga Chelsea, sipas presidentit të klubit Jean-Michel Aulas. 

Nëse ai do të transferohej te Chelsea, do të bëhej afrimi i shtatë në afatin kalimtar, dhe i dyti nga Ligue 1 pas mbrojtësit të Monacos, Benoit Badiashile.

“Kam kënaqësinë të shpjegoj se Malo Gusto, një nga talentët e mëdhenj të Lyonit, do të vazhdojë të luajë për Lyon të paktën deri më 30 qershor”, ka shkruar Aulas në Twitter.

Lyon e vlerëson atë 40 milion euro.