09:40 / 27.01.2023
Moti sot në Shqipëri
Qendra me presion të ulët atmofserik vijon të jetë aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në vendin tonë me reshje shiu dhe bore.
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore reshje bore në pjesën e parë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/5°C
Zona e ulët 2/12°C
Zona bregdetare 7/13°C