Murati: Rritja e tatimit në pronë është marrë nga ish-Qeveria Mustafa/Video
BKT
Foto: Venera Adili/RTK
Lajme

Murati: Rritja e tatimit në pronë është marrë nga ish-Qeveria Mustafa/Video

Venera Adili/RTK

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kësaj qeverie nuk mund t’i mëveshët përgjegjësia për rritjen e tatimit në pronë, sepse vendimi për rritje 100 për qind të tatimit, është marrë nga ish-Qeveria Mustafa dhe është ekzekutuar nga ajo Haradinaj. Sipas tij, vetëm hyrja në fuqi po ndodhë tash, dhe se përgjegjësitë duhet kërkuar nga qeveritë e kaluara.

Këto komenete ministri Murati i bëri të premten në një konferencë për media. Ai pavarësisht insistimit të gazetarëve, nuk e tregoi vlerën e koeficientit për pagat, duke i dhënë prioritet rritjes së tatimit në prona. Murati tha se pjesa më e madhe e këtij tatimi i takon tatimit të tokave.

Ndërsa duke dhënë detaje për procedurat e rritjes së tatimit, Murati tha se Ligji për Tatimin në Pronë ka hyrë në fuqi më 26 janar të vitit 2018, ndërsa është parashikuar që zbatimi i tij të ndodhë pas 5 vitesh, që i bije pikërisht në fillim të vitit 2023.

“Në vitin 2018, Ligji për Tatimin në pronë ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Avdullah Hoti. Ky ligj nuk arriti të miratohej në Kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare. Ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte që i obligojnë institucionet të respektohen. Sipas Ligjit, neni 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave”, ka thënë Murati.


MË SHUME NGA Lajme