Ademi ka marrë ofertë nga Shtutgarti, por Dinamo nuk e lejon të largohet
Sport

Ademi ka marrë ofertë nga Shtutgarti, por Dinamo nuk e lejon të largohet

B. H. / RTKlive

Futbollisti shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi ka marrë ofertë nga skuadra gjermane Stuttgart dhe dëshiron të kalojë në Bundesligë, por trajneri i Dinamos së Zagrebit, Ante Cacic, i cili tani ka një rol të dyfishtë në klub edhe si drejtor sportiv, nuk po e lejon të largohet nga “Maksimiri”.

Kjo gjë ka bërë që situata të mos jetë aq pozitive në klub, pasi bashkëlojtarët po e përkrahin Ademin, njoftojnë mediat në Shkup.

Futbollisti shqiptar është anëtar i Dinamo Zagrebit që nga viti 2010 dhe është rekordmen në shumë kategori statistikore. Ai ka një ofertë edhe nga skuadra e ligës së parë turke Adana Demirspor.


MË SHUME NGA Sport