19:24 / 27.01.2023
Simeone thotë se ndihet i lumtur te Atletico
Uran Krasniqi/RTKLive
Diego Simeone nuk planifikon të largohet nga Atletico Madrid pavarësisht eliminimit prej Kupës së Mbretit.
Real Madrid ka fituar mbrëmë me përmbysje 3:1 ndaj Atletico Madridin, në një ndeshje ku u deshën shtesat për ta sqaruar fituesin.
Një ditë më vonë argjentinas ka thënë se ndihet i lumtur te klubi nga Madridi.
“Jam jam i lumtur që jam te Atletico. Jam ndier kështu që nga dita që kam ardhur. Do të jap gjithçka që kam derisa të largohem. Unë bëj 1000 për qind me këtë ekip dhe me klubin. Tani e kam në kokë vetëm të punoj", ka thënë Simeone.