20:35 / 27.01.2023
Xavi thotë se nëse nuk fitohet të shtunën është katastrofë
Uran Krasniqi/RTKLive
Xavi e vlerëson si katastrofë nëse Barcelona nuk e mposht Girona të shtunën, pasi skuadra po përpiqet ta ruajë kryesimin në La Liga.
Aktualisht Barça gjendet në një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalëve Real Madrid që janë në vendin e dytë.
Xavi shpreson se ekipi i tij mund të marrë tri pikë të tjera.
“Nëse nesër nuk fitojmë, do të jetë një katastrofë. Duhet të përpiqemi të fitojmë sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Trajneri i Gironas ka thënë se skuadra e tij nuk ka asgjë për të humbur", ka thënë trajneri i Barçës.