Benzema thotë se Real duhet të shënojë gol herët, ndryshe vuan
Sport

Benzema thotë se Real duhet të shënojë gol herët, ndryshe vuan

Uran Krasniqi/RTKLive

Karim Benzema ka thënë se Real Madrid duhet të gjejë gola më herët në ndeshje nëse nuk dëshiron të vuajë sikurse kundër Atletico Madridit në Copa del Rey.

Real Madrid ka fituar mbrëmë me përmbysje 3:1 ndaj Atletico Madridin, në një ndeshje ku u deshën shtesat për ta sqaruar fituesin.

“Ishte një lojë shumë e vështirë dhe e ndërlikuar”, ka thënë francezi. “Por me lojtarët dhe talentin që kemi, ne e dinim se mund të riktheheshim. Ndoshta duhet të shënojmë gola më shpejt, sepse ndryshe vuajmë".


MË SHUME NGA Sport