Caicedo dëshiron largimin nga Brighton
Uran Krasniqi/RTKLive
Moises Caicedo dëshiron të largohet nga Brighton pas interesimit nga Arsenali dhe Chelsea.
"I jam mirënjohës z. Bloom dhe Brighton që më dhanë mundësinë për të ardhur në Premier League dhe ndjej se kam bërë gjithmonë më të mirën për ta. Unë luaj gjithmonë futboll me zemër," thuhej në deklaratën e Caicedo. "Jam krenar që jam në gjendje të sjell një vlerë rekord transferimi për Brighton që do t'i lejonte ata ta riinvestonin dhe të ndihmonte klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm".
Fabrizio Romano ka raportuar ekskluzivisht këtë të shtunë se Caicedo nuk është paraqitur në seancën stërvitore, pasi ai dëshiron të largohet menjëherë.
Sipas Romanos, Arsenali tani pritet të dërgojë një ofertë të përmirësuar për reprezentuesin e Ekuadorit, pasi oferta prej 60 milionë funtesh u refuzua dje.























