14:35 / 28.01.2023
PSV dëshiron ta marrë Anthony Elangan nga Manchester United
Uran Krasniqi/RTKLive
PSV Eindhoven është i interesuar të sjellë në Eredivisie anësorin e Manchester United, Anthony Elanga.
Njëzet vjeçari ka qenë kryesisht një zëvendësues po që kohëve të fundit, kur Erik ten Hag ka favorizuar Marcus Rashfordin dhe Antonyn, ai ka mbetur i pashfrytëzuar.
Sipas "The Sun", gjigantët holandezë shpresojnë se menaxheri Ruud van Nistelrooy mund të përdorë kontaktet e tij në "Old Trafford" për të krijuar një marrëveshje për Elanga.























