18:42 / 28.01.2023
Marseille arrin marrëveshje në parim për transferimin e marokenit
Uran Krasniqi/RTKLive
Olympique Marseille kanë arritur një marrëveshje në parim me Angers për transferimin e mesfushorit të Marokut, Azzedine Ounahi.
Vlera për Ounahi, i cili luajti kur vendi i tij arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës vitin e kaluar, nuk u bë publike, por mediat franceze kanë raportuar se Marseille do të paguajë 10 milionë euro për njëzet e dy vjeçarin.
“Marseille njofton një marrëveshje në parim me AngersSCO për transferimin e AzzedineOunahi”, ka shkruar në Twitter klubi i njohur.
Ounahi do të bëhet nënshkrimi i dytë i Marsejës në afatin kalimtar të janarit pas ukrainasit Ruslan Malinovskyi.