18:47 / 28.01.2023
Pogba i disponueshëm për ndeshjen me Monzan
Mesfushori francez Paul Pogba pritet të jetë në dispozicion të Juventusit për ndeshjen me Monzan, sipas trajnerit Massimiliano Allegri.
Pogba nuk ka luajtur ende një ndeshje për Juventusin që kur u kthye nga Manchester United verën e kaluar, pasi ishte i lënduar.
“Ata po ndihen mirë. Mendoj se Vlahovic është në gjendje pak më të mirë se Pogba, por në ditët e fundit Paul ka bërë disa përparime. Nëse ata janë në skuadër do të thotë se ata mund të luajnë. Është e qartë se ata nuk do të kenë gjashtëdhjetë minuta në këmbët e tyre, maksimumi që do të kenë është tridhjetë", ka thënë ai.