Barcelona fiton në udhëtim dhe përforcon pozitën e parë
Sport

Barcelona fiton në udhëtim dhe përforcon pozitën e parë

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona tani, pas fitores së sotme ndaj Gironas, është në një seri prej trembëdhjetë ndeshjeve radhazi si e pamposhtur.  

Në kuadër të javës së 19-të në La Liga katalonasit fituan minimalisht 0:1.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi ylli i skuadrës, Pedri. Ai realizoi në minutën e 61-të. 

Vendasit kanë gjetur rrjetën me anë të Arnau Martinez (65’), por goli u anulua për pozitë jashtë loje. 

Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë në tabelë me 47 pikë, gjashtë pikë më shumë se Reali që ndodhet në vendin e dytë me një deshje më pak.


MË SHUME NGA Sport