19:33 / 28.01.2023
Rashica shënon gol në fitoren e Galatasarayt
Galatasaray ka fituar 4-0 kundër Girensunsporit të shtunën, në një ndeshje të vlefshme për Superligën e Turqisë, dhe reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka realizuar njërin nga golat.
Rashica golin e ka realizuar në minutën e 88-të. Ai e vodhi topin në sulm dhe e përfundoi aksionin me sukses.
Anësori është në huazim te klubi turk nga Norwich.
Aktualisht Galatasaray është lider në Superligën turke.