Interi kthehet te fitoret në Serie A
Sport

Interi kthehet te fitoret në Serie A

Uran Krasniqi/RTKLive

Lautaro Martínez i ka dhënë Interit fitoren ndaj Cremoneses në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1. 

"Zi e kaltërit" e panë veten në disavantazh në minutën e 11-të kur Okereke lëshoi një super-goditje dhe realizoi.

Zikaltrit barazuan rezultatin në minutën e 21-të nëpërmjet Lautaro Martinezit.

Edhe goli i dytë u shënua nga argjentinasi, që ishte më i frymëzuar me shiritin në krah dhe në të 65-n mori një pasim të bukur në zonë, për të dërguar topin në rrjetë.

Interi pas fitores shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, 10 më pak se Napoli që prin në tabelë.


MË SHUME NGA Sport