Haradinaj kujton të rënët në Rogovë: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne
Lajme

Haradinaj kujton të rënët në Rogovë: Rënia e tyre u bë frymëzim për ne

B. H. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar ngjarjet e para 24-viteve në Rogovë të Hasit. 

Haradinaj ka kujtuar datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999. "Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ngjarja e para 24 vjetëve në Rogovë të Hasit, ishte njëra prej ngjarjeve të dhimbshme, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës sonë për liri", ka shkruar Haradinaj. 


MË SHUME NGA Lajme