13:57 / 29.01.2023
Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
B. H. / RTKlive
Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër të kryer nga forcat serbe.
Te lapidari në Vraniq të Gjakovës, Kurti bëri homazhe dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi. Prendi dhe Mema ranë dëshmorë më 28 janar 1999 në betejën e Godenit, ndërsa Marku dhe Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit.
Kryeministri Kurti kujtoi edhe dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë më 28 janar 1999.