Sassuolo e deklason Milanin
Uran Krasniqi/RTKLive
Sassuolo e ka deklasuar Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Rezultati përfundimtar ka qenë 5-2.
Sassuolo arriti të shënoj dy gola të shpejtë brenda tre minutave me Gregoire Defrel dhe Davide Frattesi në minutat 19 e 22. Milani e shënoi një gol në pjesë të parë, me Oliver Giorud.
Por, Sassuolo nuk u ndalën, duke shënuar edhe njëherë pa përfunduar pjesa e parë.
Në minutën e 30’ Domenico Berardi realizoi për 3:1.
Kështu pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por përsëri ishin mysafirët me konkret duke shënuar dy gola tjerë, ndërsa Milani gjeti rrjetën vetëm një herë.
Armand Lauriente (47’) ishte i saktë nga penallti për 1-4, ndërsa Matheus Henrique (79’) shënoi për epërsinë e thellë 1-5.
Goli i Origi pak minuta më vonë nuk vlejti për asgjë, pasi humbja e Milanit ishte e pashmangshme.
Milani tash gjendet në vendin e katërt me 38 pikë, teksa Sassuolo ngjiten në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 20 pikë.