Monza e shkon Juventusin
Sport

Monza e shkon Juventusin

Uran Krasniqi/RTKLive

Dy gola të pjesës së parë për Monzan rezultuan të mjaftueshëm për t`i dhënë asaj fitoren e dytë të sezonit kundër Juventusit dhe për të shtuar problemet e "Zonjës së vjetër". Në kuadër të javës së 20-të në Serie A Monza ka fituar me rezultat 2-0 kundër klubit më të trofeshëm italian.

Golat për Monzën e i shënuan Ciurria në minutën e 18-të dhe Dany Mota në minutën e 29-të.

Juventus kishte disa raste, por Michele Di Gregorio ka bërë disa pritje të shkëlqyera për ta ruajtur fitoren e skuadrës. 

Juventus tani ndodhet në pozitën e 13-të me 23 pikë të grumbulluara.

Klubi nga Torino tash gjendet katërmbëdhjetë pikë larg vendeve që e nxjerrin në garat evropiane dhe mund të jetë edhe më larg deri në fund të fundjavës nëse Lazio ose Roma shmangin humbjet kur luajnë me Fiorentinën dhe Napolin.

Monza pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.


MË SHUME NGA Sport