22:48 / 29.01.2023
Napoli tregon se e ka seriozisht garën për titull, mposht Romën
Uran Krasniqi/RTKLive
Napoli ka fituar ndaj Romës të dielën në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:1.
Victor Osimhen në minutën e shtatëmbëdhjetë goditi me vole për të realizuar një gol të bukur duke i dhënë Napolit epërsinë. Barazimi erdhi kur Stephan El Shaarawy ishte në vendin e duhur për t’i barazuar shifrat (75’), pas një asistimi nga Nicola Zalewski.
Golin e fitores për Napolin e ka realizuar Simeone në minutën e 86-të të takimit.
Napoli pas kësaj fitore ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Interi i pozitës së dytë.
Roma renditet e gjashta me 37 pikë.