Rama: Flamur i ri i ndryshimit dhe transformimit në unazën mesdhetare
RTSH
Flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit në unazën mesdhetare, e konsideroi Kryeministri Edi Rama, projektin Durrës Yacht & Marina”. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i qeverisë deklaroi se projekti “Durrës Yacht Marina”, vendos një themel të ri për Shqipërinë turistike, dhe se sipas tij, është lokomotiv e re zhvillimit ekonomik e social për Shqipërinë.
“Është koha për të nisur punën në terren dhe për ti hapur rrugë këtij transforimi i të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla, në aspektin teknoko-ligjir dhe me firmosjen e kontrastës sot, ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi.
Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotiv që do sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik, dhe si konkurrent në një tregun ndërkombëtar që do ofrojë shërbime të një cilësie të padiskutueshme dhe punësim cilësor”, tha Rama.
Hapja e vendeve të reja të punës është një nga benefitet që do të sjellë projekti i ri me vlerë 2 miliardë euro. Kreu i qeverisë theksoi se falë këtij projekti, shqiptarët në mbarë botën do të rikthehen për të punuar në atdhe.
“Shumë profile pune të mirëpaguara përshumëkënd që nukl do ketë më asnjë arsye në rast se do të punojë, që ta shohë të ardhmen jashtë vendit. Durrës Marina do sjellë në vendin e tyre njerëz nga vende të tjera për të punuar në Shqipëri. Për natyrën e këtij investimi dhe për ambicien e këtij investimi, është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit që është një botë marrëmendëse, nga oferta, kërkesa, larmia e pafundme e aktorëve. Për këtë ambicie, Durrës Maria duhet të bëjë realitet të gjitha këto që sot ne vetëm i dimë nga konkluzionet logjike të një investimi, më i madhi në historinë tonë dhe të rajonit si investim i drejtpërdrejtë i huaj. Ky investim vjen jo nga qielli, por si rezultat i vendosjes së një themeli të ri për Shqipërinë turistike. Një vend që krijon besim dhe me rezultatet e arritura deri tani shfaq potencial të jashtëzakonshëm”, theksoi Rama, teksa u ndal më tej te modeli i ri i zhvillimit për nga aspekti i qëndrueshmërisë në raport me mjedisin që sjell ky investim. Sipas kryeministrit, ky investim i ri do të transformojë parametrat mjedisorë dhe do sjellë zgjidhje të reja për energjinë.
“Pak është folur për transformimin e vijës bregdetare, që sot është e stërndotur në dekada, ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë ndërkohë që investimi do transformojë parametrat mjedisorë. Investimi do sjellë zgjidhje të reja për energjinë, për garantimin e energjisë së gjelbër përmes diellit dhe garantimine energjisë së lirë për ata që do shfrytëzojnë investimin për marrjen në zotërim të tyre të apartamenteve dhe koston, shpenzimet e hotelerisë. Ky është një investim që do e gëzojnë shqiptarët duke pasur më shumë në dispozicion dhe do krenohen nesër më shumë se të tjetër për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit qe ngulet në unazën mesdhetare”, përfundoi Rama.























