Udhëheqësi i Ambasadës Çeke takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR
Foto/ Embassy of the Czech Republic in Pristina në Facebook
Lajme

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke takoi komandantët e njësisë çeke në KFOR

A.Bela/RTKlive

Me rastin e ndërrimit të rregullt të pjesëtarëve të njësisë çeke në operacionin shumëkombësh paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, sot u takua me komandantin në largim, nënkolonelin Jiří Jindra, dhe me komandantin e ri të njësisë, majori Jan Krisťan.

Udhëheqësi i Ambasadës Çeke falënderoi nënkolonelin Jiří Jindra për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën Çeke.

Ai falënderoi të gjithë pjesëtarët e njësisë çeke për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Republikës Çeke, në kryerjen e detyrave, në kuadër të operacionit të KFOR-it.

Udhëheqësi i Ambasadës i uroi komandantit të ardhshëm, Major Jan Krisťan, dhe të gjithë pjesëtarëve të njësisë shumë sukses në përmbushjen e detyrave të vështira brenda KFOR-it.

Ushtarët çekë shërbejnë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë si Task Forcë e Forcave të Armatosura Çeke të KFOR-it. May be an image of 2 people and people standing


MË SHUME NGA Lajme