Vendosën kamera në Tiranë për të monitoruar Policinë
RTSH
Persona me precedentë të mëparshëm penal janë në mesin e emrave të vënë nën hetim për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë, për qëllime kriminale.
Mes këtyre personave janë edhe Gjergj Cukali, i cili njihet si i “forti i Myslym Shyrit”, Ilir Oshafi që ka qenë i dënuar më parë për trafik droge, Elidon Kotorri, i dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje dhe Genc Ferhati, i cili ka qenë ndër emrat e njohur të botës së krimit në vitet 1997-2000, i dënuar për vrasjen e Denis Ginës dhe Median Shehut, në vitin 1999 në Tiranë dhe më pas, i vënë në akuzë për gjobëvënie ndaj nje biznesmeni kafeje.
Disa prej personave të tjerë që po procedohen penalishtë janë edhe Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Igli Selita, Rigers Krroqi, Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
155 kamera të tjera u çmontuan nga Policia e Shtetit në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa janë vënë nën hetim 37 persona, të cilët akuzohen se kishin vendosur kamerat.
Kamerat ishin vendosur në rrugët "Mustafa Grablleshi", "Pasho Hysa", "Gani Domi", "Muharrem Zalli", "Sali Nivica", "Mihal Grameno", "Brigada 8", "Ylbere Bylykbashi", "Irfan Tomini", "Anastas Shundi", "Shyqyri Berxolli", "Jusuf Gervalla", "Maliq Muço", "Sulejman Pasha", "Myslym Keta", "Thoma Filipeu", "5 Maji", "Ali Baushi", "Dalip Topi", "Kongresi i Manastirit", "Skënder Vila", "Muhamet Deliu", "Qemal Stafa", "Besa", "Marie Logoreci", "Sarina", "Kasem Qafzezi", bulevardin "Bajram Curri" dhe Rrugën e Dibrës.
Policia e Shtetit ka nisur një operacion në të gjithë vendin për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura për qëllime kriminale, ndërsa janë hequr deri më tani edhe në rrugët e Vlorës, Fierit, Lushnjë, Dibër, Gjirokastër, Durrës, Pogradec, Korçë dhe Shkodër.