20:12 / 31.01.2023
Qeveria në mbledhjen elektronike miraton dy vendime
M.Sh/RTKlive
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime, për Programin Legjislativ të Qeverisë dhe atë për Reformën tri vjeçare në Ekonomi.
Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi i partë ka të bëjë me Ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023.
Ndërsa vendimi i dytë, ka të bëjë me “vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025”.























