Arbnor Morina, trajner i ri i Kombëtares U17
RTKlive
Ish-futbollisti dhe trajneri i futbollit, Arbnor Morina është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës U17. Ai sot ka nënshkruar kontratën bashkë me presidentin e Federatës kosovare të Futbollit, Agim Ademi.
I pari i futbollit kosovar Ademi e ka uruar Morinën në pozitën e re, duke i dëshiruar suksese në ciklin e ardhshëm kualifikues. Madje Ademi tha se vetë natyra e trajnerit të këtyre grupmoshave ka rëndësi të madh për futbollit, pasi është çelësi i të ardhmes dhe suksesit të futbollit.
I sapozgjedhur Morina u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij që Kombëtarja U17 të ketë rezultate kulmore.
“Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17. Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares”, ka theksuar Morina.
Udryshe, U17-tët e Kosovës në kualifikimet për Euro 2023 janë në Grupin 9, bashkë me Anglinë, Kroacinë dhe Ishujt Faro.























