United mposht Nottingham Forestin dhe shkon në finale
BKT
Sport

United mposht Nottingham Forestin dhe shkon në finale

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United ka siguaruar finalen e Kupës EFL që do të luhet në "Wembley". Kjo pas një fitore 2-0 ndaj Nottingham Forest.

Rezultatin e zhbllokoi Martial (73'), ndërkohë që tre minuta më vonë Fred vulosi epilogun e këtij takimi.

Ndeshjen e parë "Djajtë e kuq" e kishin fituar me rezultat 3-0. 

Manchester United në finale të Carabao Cup do të luajë kundër Newcastle United.