10:58 / 02.02.2023
Kosova U21 në grup me Gjermaninë
B. H. / RTKlive
Kombëtarja e Kosovës U21 sërish është shortuar në grup kualifikues me Gjermaninë.
Në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion, të enjten në mëngjes, Dardanët e drejtuar nga Afrim Tovërlani janë tërhequr në grupin D, ku krahas Gjermanisë bëjnë pjesë edhe Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia. Kualifikimet për Evropianin 2025 nisin në muajin mars, ndërsa përmbyllen në tetor të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, Kombëtarja U21 e Shqipërisë është përfshirë në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.























