11:29 / 02.02.2023
Di Maria dëshiron rikthimin në Argjentinë
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Juventusit, Angel Di Maria, sërish ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Argjentinë.
Kampioni i botës me Argjentinën është drejt fundit të kontratës me ‘Zonjën e Vjetër’.
“Do të doja të kthehesha në Rosario Central. Ekziston mundësia dhe dëshira e rikthimit”, ka thënë Di Maria për mediat italiane.
Argjentinasi verën e kaluar iu bashkua Juventusit duke firmosur kontratën njëvjeçare dhe duke së për Di Marian torinezët janë aventura e fundit e tij në Evropë.























