12:41 / 02.02.2023
Bardhi përjashtohet nga seanca e Kuvendit
atsh
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi nga Kuvendi deputetin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, pasi seanca plenare u bllokua për shkak se deputetët nuk pranuan vijimin normal të saj.
Deputetët e opozitës kundërshtuan delegimin e interpelancës së Kryeministri Edi Rama tek ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hodhi për votim ndërprerjen e diskutimeve, që u miratua. Seanca plenare vijoi me prezantimin e projektligjeve, por deputetët e opozitës sërish kanë krijuar zhurmë duke mos lejuar ministrat që të marrin fjalën.