13:38 / 02.02.2023
Ronaldo dorëzohet, Messi thyen një tjetër rekord!
F.Bytyqi/RTKLive
Lionel Messi ishte edhe dje protagonist, në ndeshjen e fituar nga Paris Saint Germain në Montpellier.
Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për djemtë e Galtier, me yllin argjentinas që shënoi pas avantazhit të Fabiàn Ruiz.
Një rezultat që i lejon PSG-së të konsolidojë epërsinë e saj në renditje, duke mbajtur larg Marseille që është pesë pikë prapa.
Ishte mbrëmja e Messit edhe në lidhje me një rekord që ai arriti t'i rrëmbejë Cristiano Ronaldos. Pleshti ka shënuar golin e tij të 697-të në pesë ligat më të mira evropiane, duke kaluar portugezin me 696 gola.
Një fakt që Ronaldo nuk mund ta përmirësojë për momentin, duke pasur parasysh faktin se tani luan për Al Nassr.























