Varane njofton se nuk do të luajë më për Francën
B. H. / RTKlive
Raphael Varane ka tronditur të enjten trajnerin e kombëtares franceze, Didier Deschamps, pasi ka njoftuar se nuk do të luajë më për “Gjelat”.
Mbrojtësi i Manchester United është vetëm 29-vjeç. Ai prej vitesh luan në nivelin më të lartë dhe sapo ka hyrë në zenitin e karrierës së tij, por nuk dëshiron më të luajë për ekipin kombëtar.
Njoftimin për tërheqje nga ekipi kombëtar e ka bërë të ditur në Instagram. "Përfaqësimi i vendit tonë të madh për një dekadë ka qenë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. E kam menduar këtë për disa muaj dhe kam vendosur se është koha e duhur që unë të tërhiqem nga ekipi kombëtar. Do të më mungojnë këto momente me ju me siguri, por ka ardhur koha që brezi i ri të marrë drejtimin. Nga zemra, faleminderit", ka shkruar Varane.
Ai ishte i domosdoshëm në ekipin e trajnerit Didier Deschamps në dy Botërorët e mëparshëm, ku francezët arritën deri në finale.
Në Rusi 2018, Varane e udhëhoqi Francën si kapiten deri te titulli i kampionti, ndërsa në Katar 2022, “Gjelat” humbën në finale nga Argjentina.
Mbrojtësi shtatlartë bëri debutimin e tij për Francën në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2013 në Brazil kundër Gjeorgjisë, ku kombëtarja e tij fitoi 3:1. Në Kupën e Botës në Brazil, Franca u eliminua në çerekfinale nga Gjermania, teksa kjo e fundit u shpall kampione.























