15:16 / 02.02.2023
Leao në Premier League?
F.Bytyqi/RTKLive
Ylli i AC Milanit, Rafael Leao është objektiv i Manchester Cityt për afatin kalimtar të verës që po vjen.
Sulmuesi portugez, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshje me ‘Rossonerët’ për kontratën e re, raportohet se sezonin e ardhshëm mund të shijoj emocionet që prodhon Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë.
Sipas ‘The Daily Mail’, Manchester City do të provojë që të transferojë Leaon, i cili pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
Sulmuesi portugez ka qenë një sensacion që kur nënshkroi për Milanin, dhe City e sheh atë si lojtarë të duhur për skuadrën e tyre.
Kontrata e Leao me milanistët aktualisht është deri në qershorin e vitit 2024, dhe siç raportohet, City kërkon të firmos me portugezin gjatë tregut të ardhshëm.























