Prishtina e afron futbollistin që ishte pjesë e Portos
BKT
Sport

Prishtina e afron futbollistin që ishte pjesë e Portos

Uran Krasniqi / RTKLive

Diar Halili është futbollisti i ri që ka vendosur t`i bashkohet Prishtinës. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes.

"Qendërmbrojtësi Diar Halili, është futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën. Shtatlarti (1.93) së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së madhe portugeze FC Porto (grupmoshat e reja) ku ka luajtur për një vit. Ai ka përvojë në elitën e futbollit kosovar pasi që më parë është aktivizuar me Besën e Pejës (edicioni 2021/22). Karrierën si futbollist në moshë të re e ka filluar te skuadra prishtinase 2 Korriku, ku është zhvilluar si futbollist. 19-vjeçari, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15, U17 dhe U19, është shprehur i lumtur që i është bashkuar ekipit tonë teksa ka folur për faqen zyrtare të klubit", ka njoftuar klubi. 

Në renditjen tabelare të Superligës Prishtina gjendet në pozitën e tretë.